PD në “pikiatë”, a po lind një opozitë e re? Lami: Me shumë gjasa! Çupi: Ka shumë zhurmë, por…

Më të fundit


 Në studion e “Real Story” u diskutuan të dhënat e sondazhit të publikuar të hënën në ABC News, sondimi ky i kryer në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche të dhënat këto që tregonin se Partia Socialiste krijon shumicën e vetme në betejën elektorale të 11 majit.

Analisti i njohur Roland Lami, u shpreh se duke parë bjerrjen e madhe të Partisë Demokratike, ka gjasa që këto zgjedhje të prodhojnë një opozitë të re, e cila të shërbejë më pas në garat e ardhshme si alternativë qeverisëse.

“Unë do shpresoja që të lindi një opozitë e re, sepse në kushtet kur unë shoh që opozita, PD, që nuk është në gjendje të fitojë, dilema është se çfarë do të ndodhë me këtë parti nesër pasi ne na duhet opozicioni, nuk na duhet thjesht për statistikë, por na duhet të krijojë nesër një alternativë  qeverisës dhe të ushtrojë presionin tek qeveria dhe të krijojë idenë se unë nesër qeverisi më mirë se sa ty. Mund të na krijohet një pol i tretë me këto zgjedhje dhe gjasat për mua janë që të ndodh”, tha ai.



Skip to toolbar