“Për Berishën dhe Metën janë plotësuar dosjet”, Meçe: SPAK nuk nxjerr emra, por heton!

Më të fundit


Analisti Arben Meçe në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për zhvillimet e fundit në vend, duke komentuar edhe aksionin e SPAK, si edhe hetimet ndaj ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreut të PL Ilir Meta.

Gjatë kësaj interviste, Meçe u ndal edhe tek deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani, ndërsa shtoi se SPAK ka ndjekur një tjetër, rrugë, nuk po nxjerr emrat, por po heton dhe po kopsit dosjet, me qëllim që në momentin kur të shkojë për gjykim të mos diskutohet cilësia e dosjeve.


“Sali Berisha dhe Ilir Meta e tejkalojnë përmasën e krimit ekonomik dhe ndaj hetimet duhet të jenë më të thelluara. SPAK ka një procedurë, nuk nxjerr emrat, por heton. Heton deri në fund, dhe për efekte dhe për sekrete hetimore dhe për procedura që i dinë ata.

Momenti i fundit është regjistrimi i personit që ka kryer vepër penale. Hetimi ndaj Veliajt është më specifik dhe është i shpallur qartë, hetim pasuror. Për Berishën dhe Metën të gjitha veprat penale janë në proces hetimor dhe janë plotësuar dosjet dhe duhet momenti… Edhe dosja që është tani por ka edhe dosje të tjera, edhe Gërdeci, edhe CEZ/DIA, edhe 21 janari”, tha ai.




Skip to toolbar