Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Balla: Ngjarja tërësisht e dokumentuar, duhet të reagojmë fort

Më të fundit


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në emisionin “Real Story” dhe për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë nga katër persona, ku prind i njërit prej tyre ishte anëtar i Këshillit Bashkiak dhe pjesë e Partisë Socialiste.

Ai e ka konsideruar këtë ngjarje një rast që duhet t’i ngrejë të gjithë në këmbë dhe duhet të reagojmë shumë fort.. Sakaq, Balla ka theksuar se është një ngjarje tërësisht e dokumentuar dhe policia është aty gjithmonë për mbrojtje.

“Rasti i Vlorës, është një rast që duhet të na ngrejë të gjithëve në këmbë dhe dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale është dicka që jo vetëm duhet të marrë fund, por shoqëria dhe ne që kemi detyrën për të mbrojtur ata që dhunohen duhet të reagojmë shumë fort. Kjo do jetë e qartë, që në cdo rast unë do të jem aty. Jo vetëm për rastin në fjalë, por edhe të tjera, sepse mendoj se ajo që ne na ndodh shpesh është se nuk reagojmë në kohë. Pra, edhe për rastin në fjalë kam kryer një analizë të plotë me policinë atje për të parë sa shpejt ka reaguar policia edhe pse duhet ta themi që ka qenë një rast kur personat e dyshuar, tre nga katër u vunë menjëherë në masë arresti. Nga informacioni që kam, është një ngjarje tërësisht e dokumentuar, na duhet që jo vetëm mbrojtja ndaj vajzës, por edhe mbrojtja ndaj familjes dhe të nxisim sa më shumë vajzat që duhet t’i shohim si motra. Duhet t’i ofrojmë mbështetje, ato nuk duhet të heshtin, duhet të kuptojnë se policia është aty për t’i mbrojtur dhe për të dokumentuar të gjithë akuzën ndaj personave të cilët abuzojnë”, tha ministri.



Skip to toolbar