Dhuna në futboll, Balla paralajmëron klubet sportive: Do ketë penalitete nëse…

Më të fundit


Gjatë intervistës për emisionin “Real Story”, ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi penalitete të rënda për klubet lidhur me rastet e dhunës në futboll. Siç theksoi ministri gjatë bisedës për gazetarin Sokol Balla, “qytetarët nuk mund të ndëshkohen për sjelljen e disa tifogrupeve të caktuara.”

Pjesë nga diskutimi:


Kemi ngjarje dhe evente kombëtare si ndeshjet e futbollit, që besoj e keni parë se ka patur një qasje të re. Sigurisht nuk kemi arritur atje ku unë dua të jemi me standartin që është e pafalshme që Shqipëria të ndëshkohet me gjoba sepse persona të papërgjegjshëm arrijnë të penetrojnë në perimetrat e sigurisë.

Ose për shkak të paaftësisë së forcave të rendit…

E vërteta është se ndryshim ka ndodhur, ende nuk jemi aty ku unë dua, por të jeni të sigurtë se kjo gjë do ndodhë, dhe e vërteta është që meqë hymë te sporti dhe gjithmonë ndeshjet janë burim konfliktesh dhe dëmtimi të sigurisë publike, duhet të jem shumë i qartë, kam qenë i qartë me Presidentin e FSHF por do jem edhe me klubet e futbollit që penalitetet do të jenë shumë të ashpra sepse qytetarët nuk mund të ndëshkohen për sjelljen e disa tifogrupeve të caktuara.

Ka edhe një farë gjëje që e ndalon Policinë të jetë në stadiume..

E kemi tejkaluar këtë cështje. Ka qenë një vendimmarrje e disa viteve më parë, kur policia e Shtetit u tërhoq nga kjo lloj përgjegjësie. Policia do të rikthehet, sepse në fund të fundit është përgjegjësia jonë, cdo lloj aktiviteti me një pjesëmarrje të cakuar qytetarësh është përgjegjësia jonë.




Skip to toolbar