E hëna e përgjakur nisi në Shkodër. Një i vdekur, 4 të plagosur në aksident

AKTUALITET


Para tragjedisë së Elbasanit, mëngjesi i së hënës përgjaku aksin Shkodër-Lezhë me 2 aksidente të rënda.

Një person humbi jetën dhe katër u plagosën në dy aksidente që janë regjistruar konkretisht në aksin Shkodër-Lezhë dhe Milot-Mamurras.


Në aksin Shkodër-Lezhë makina ka përplasur një kalimtar për vdekje rreth orës 09:00. Viktima është Zef Uka nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës. Nga të dhënat e para mësohet se Uka i ka prerë rrugën makinës, që e përplasi për vdekje.

Aksidenti i dytë u regjistrua në aksin Milot-Mamurras në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat. Në makinë kanë qenë katër persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Katër të plagosurit janë anëtarë të një fëmilje nga Kukësi. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë përgjumja e drejtuesit të automjetit.




Skip to toolbar