Rama tall demokratët: Më mirë më shani mua, se sa të trembeni nga tërmetet

AKTUALITET


Gjatë rrugës për në New York kryeministri ka shpërndarë një tjetër mesazh në rrjet, ndërsa këtë herë në veçanti u drejtohet demokratëve.

Ai u lutet shqiptarëve që të mos u besojnë lajmeve të rreme, ndërsa demokratët i fton që më mirë të shajnë kryeministrin sesa të tremben nga tërmetet.


“Mos ua vini më veshin të dalëve nga mendja, të cilët siç e patë edhe njëherë mbrëmë, janë të gatshëm të ndjellin e gatuajnë deri në fund, më të keqen e të keqes për këtë vend e për këtë popull; si edhe me apelin miqësor që sot gjithkush të rikthehet në jetën normale (e më mirë ju demokratët këtu më shani mua sa të doni, se sa të trembeni nga ata që parashikojnë tërmete), ndërkohë që ne do të vijojmë me përkushtim punën në mbështetje të familjeve më të prekura, ju uroj të gjithëve pa përjashtim, një ditë të zakonshme për veten e për familjet tuaja”, shkruan Rama, i cili publikon edhe një galeri me foto nga takimet që ka zhvilluar me banorët e prekur më së shumti nga tërmeti.

Reagimi i Ramës mendohet se lidhet me faktin se gazetarët që shpërndanë lajmin e rremë punojnë në media të njohura për lidhjet e ngushta me PD-në.

MIRËMËNGJES😊dhe me lutjen që mos t’ua vini më veshin të dalëve nga mendja, të cilët siç e patë edhe njëherë mbrëmë,…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 22. September 2019



Skip to toolbar