Përmbyset zetori në Gramsh, humb jetën 60-vjeçari

AKTUALITET


Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Dumberas të Gramshit pasi zetori të cilin po drejtonte është përmbysur.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.


“Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin buqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.




Skip to toolbar