Përmirësohet situata hidrike/ KESH i rikthehet shitjes së energjisë elektrike

EKONOMI


Pas përmirësimit të situatës hidrike në vend prej reshjeve të shumta të ditëve të fundit Korporata elektro energjetike I është rikthyer eksporteve të energjisë. Në procedurat e zhvilluara ditët e fundit KESH ka arkëtuar 5 milionë euro nga shitja e energjisë elektrike, duke e ccuar totalin eksporteve të energjisë në më shumë se 40 milione euro përgjatë këtij viti.

Kushtet e favorshme hidrike në fakt kanë bërë që prodhimi vendas i energjisë për këtë vit të rezultojë rreth 13% më i lartë edhe se konsumi gjatë 9-mujorit, duke shënuar rritje të ndjeshme nga të gjitha burimet energjetike.


Ndërkohë, niveli i kaskadës së Drinit ndryshe nga një vit më parë kur sektori i energjisë u gjend në vështirësi për shkak kushteve të pafavorshme të motit dhe çmimeve të larta në bursa, këtë vit është dukshëm më i përmirësuar pasi ka qëndruar mbi mesataren historike.

Importi i energjisë elektrike këtë vit ka rezultuar të jetë shumë më i ulët se krahasuar me një vit më parë. Kjo bëri që qeveria fondin e akorduar për këtë vit prej 12 miliardë lekë ta shpërndante në zëra të tjerë buxhetorë pas përmirësimit të situatës së sektorit.




Skip to toolbar