Peshkaqeni vret 17-vjeçaren në Australi/ Sulmohet vetëm 100 metra larg bregut

BOTA


Një vajzë 17-vjeçare ka vdekur në Queensland të Australisë, pas një sulmi nga peshkaqeni. Incidenti ndodhi pasditen e së hënës (me orën lokale, mëngjes në vendin tonë) në veri të Brisbane.

Siç raporton BBC, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por peshkaqeni e kishte kafshuar në dorë ndërsa ishte 100 metra larg bregut.

Ujërat e zonës dihet se kanë shumë peshkaqenë, por ka edhe roje që të mos afrohen shumë me bregun.

Kjo është vdekja e dytë nga peshkaqeni në Australi që nga fillimi i vitit. Incidenti i mëparshëm fatal në zonën e Brisbane ndodhi në vitin 2006./abcnews.al



Skip to toolbar