Duket se jeta do të nis të buzëqesh për 4 vajzat e mbetura jetime në Peshkopi. Pas ngjarjes tragjike ku dy prindërit e tyre, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, humbën jetën në një aksident pak muaj më parë, 4 vajzat e mbetura jetime janë bërë me një shtëpi të re dhe me kushte moderne. Vajzat jetonin me dy gjyshërit e tyre në kushte të vështira ekonomike.
Qeveria u solidarizua me rastin, ku ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deputete e zonës së Peshkopisë, është kujdesur për kopshtin shkollën , kujdesin mjekësor dhe shumë shërbime të tjera në mënyrë që tu sigurojë fëmijë një jetë të qetë dhe normale, me të gjitha kushtet.
Ka qenë vetë kryeministri Rama që ka bërë publike foto e shtëpisë së re dhe lumturisë së fëmijëve të vegjël kur shohin ambientet e reja ku do të jetojnë.
“A ju kujtohet fatkeqësia tronditëse e 4 vajzave të mbetura jetime në fshatin e vogël të Peshkopisë? Ato tanimë janë bërë me shtëpinë e tyre, falë solidaritetit me “Fundjavën Ndryshe” dhe Olta si deputete e zonës, është përkujdesur posaçërisht gjatë tërë kësaj kohe për kopshtin, shkollën, kujdesin mjekësor, pushimet e verës…”shkruan Rama në Facebook.