Pjesa e parë: Çinari e Greca tundin rrjetat në derbi, barazim në “Selman Stërmasi” ( video)

SPORT


Partizani dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë në derbin që është duke u luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Pjesa e parë la pasur shumë ndërprerje të lojës për shkak të faulleve të shumta. Kjo ka bërë që në disa raste të shfaqet tension në fushë, teksa nga tribunar ka pasur kore fyese ndaj arbitrit të ndeshjes, Kridens Meta.


Megjithatë, me kalimin e minutave, të besuarit e Gegës kanë rritur presingun ndaj kundërshtarit duke u afruar më shumë në portën e Tiranës.

Pas 30-të minutash lojë ka ardhur dhe shpërblimi për të kuqtë, me Çinarin që ka realizuar një gol të bukur nga jashtë zone. Kështu Partizani kalon në avantazh, teksa trajneri Gega dhe tifozët janë të papërmbajtshëm në festën e tyre.

Por festa në kampin e kuq nuk ka zgjatur shumë, pasi pak minuta nga fundi i pjesës së parë, Greca ka vendosur barazpeshën me një gjuajtje nga brenda zonës, duke i kaluar topin mbi kokë portierit Alban Hoxha.




Skip to toolbar