Plagosën 38-vjeçarin në Shkodër, 3 persona në pranga

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka arrestuar të martën dy vëllezër dhe një person tjetër të cilët gjatë ditës së hënë kanë sulmuar dhe kanë plagosur me thikë pas një sherri në lokal, shtetasin Vatë Shpati.

38-vjeçari mbeti i plagosur pasi u sulmua me thikë nga vëllezërit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.


Si pasojë në pranga kanë rënë:  S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër. A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër që të dy vëllezër.

Këta persona gjatë ditës së hënë rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .




Skip to toolbar