Plagoset me kaçavidë një i moshuar në qendër të Korçës, autori në kërkim


Pasditen e të dielës në qendër të qytetit të Korçës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, teksa një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas asaj që raporton Policia e Korçës, ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Midis të moshuarit dhe agresorit ka pasur një debat për motive të dobëta, ende të paqarta, teksa më pas gjithçka ka përfunduar me goditjen brutale të të moshuarit.

 Agresori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka kryer plagosjen. Sakaq, i moshuari është dërguar në spitalin e Korçës ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në lagjen nr 3 në Korçë,  dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.



Skip to toolbar