Policia arreston një vajzë në Durrës: Përhapi panik në Facebook

AKTUALITET


Policia ka arrestuar një vajzë nga Durrësi, pasi ka përhapur panik nëpërmjet informacione të rreme në rrjetet sociale. Policia e Shtetit tha zyrtarisht se Drejtoria e Antiterrorit arrestoi në flagrancë shtetasen Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve”, deklaroi policia.


Sipas verifikimit në faqen e saj, ajo ka bërë dy postime, ku në të parin bën thirrje paniku për “shpërthim në depozitat e gazit në Porto Romano, ndërkohë që të dytin ka shpërndarë një link të një portali italian po për të njëjtin informacion.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon  me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve  që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.
Arestimi i Aliajt vjen pas arrestimit të dy administratorëve të “Jeta Osh Qejf”, të cilët kishin shpërndarë një tjetër informacion të rremë që përhap panik në publik.




Skip to toolbar