Pronarët hoqën kolonat e pallatit për të bërë kafene. Tragjedia në Durrës mori 2 jetë

AKTUALITET


Në zonën e njohur si “Dy Gjelat” në Durrës tragjedia duket se ka ndodhur për faj të njerëzve, pasi sipas dëshmive pronarët i hoqën pallatit kolonat mbajtëse në katin e  parë në mënyrë që të zgjeronin verandën dhe ta bënin kafene. Ky veprim i tyre bëri që pallati gjatë tërmetit të 26 nëntorit të zhytej dy kate nën dhe. Kjo solli vdekjen nën rrënoja të dy personave.

Nga rrënojat e këtij pallati u nxor trupi i pajetë i Nafije Rexhepit, 74-vjeç dhe të Xhuljeta Gjonajt.


Nga lëkundja e fortë e 26 nëntorit, dy katet e para të këtij pallati u zhytën në tokë, ndërsa banesat në katet e tjera nuk kanë pasur asnjë problem.




Skip to toolbar