Policia në terren: Të prekurit nga COVID-19, s’duhet të thyejnë rregullat e karantinës

CORONAVIRUS


Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet se si policë në terren bëjnë verifikimin e personave të prekur me koronavirus, të cilët duhet të respektojnë karantinën, duke mos dalë nga shtëpia. Kreu i qeverisë theksoi se kush është i prekur nga COVID-19, nuk duhet të thyejë rregullat e karantinës.

“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu😷, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.👮 🚔 Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë👋! Shëndeti mbi të gjitha🙏”, shkruan Rama në profilin e tij.





Skip to toolbar