Policia sekuestron 200 kapsolla e 95 fishekzjarrë në Vlorë e Tiranë

AKTUALITET


Policia e Shtetit njoftoi të hënën se gjatë kontrolleve për parandalimin e shitjeve të fishekzjarrëve kanë sekuestruar 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë në Vlorë dhe Tiranë.

Në këto dy qytete, Policia e Shtetit dhe forcat zjarrfikës kanë kryer kontrolle në objektete të ndryshme.


Ndërkohë, në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit tha se “janë kontrolluar gjithsej 447 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike”.

“Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë sekuestruar 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.   Nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë janë sekuestruar 40 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese”, thuhet në njoftim. 

Këto materiale në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme dhe në një rast, pronari i një dyqani është ndëshkuar me masë administrative nga zjarrfikësit.




Skip to toolbar