“Politika në Shqipëri është bërë nga politikanë mediokër dhe jo burra shteti”, Bejko: Berisha në fushatë me propozim molin

Më të fundit


Nga studioja e “Real Story” e Sokol Ballës në ABC Neës, Roland Bejko tha se politika në Shqipëri është bërë nga politikanë që shikojnë vetëm interesin e tyre personal dhe jo nga burra shteti që mendojnë për gjeneratat. Ai mori shembullin e Berishës që sipas tij që ta kishte opozitën si një monopol eliminoi Bashën.

“Politika në Shqipëri është bërë nga një politikan dhe jo nga një burrë shteti. Ju e dini shumë mirë dallimin që ka mes një politikani, sidomos një politikani vulgar dhe ballkanas dhe një burrë shteti. Burrat e shtetit mendojnë për interesat e gjeneratave, kurse këta politikanët tanë që janë në nivel mediokër dhe shumë personal mendojnë vetëm për interesin e tyre personal çfarë janë ata sot dhe çfarë do të jenë pas 11 majit.

Sali Berisha mendoi gjatë gjithë kohës për të eliminuar Lulzim Bashkën dhe gjithë të tjerët, që opozitën ta kishte monopol.Kurse Lulizim Basha mendoj se duke qenë se në aparencë dhe në dukje trashëgoi disa struktura dhe se bënte më shumë mbështetës sipas tij se Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj, ka dashur që në këtë moment delikat t’i eliminoj këta dhe të mos i kem nëpër këmbë, nuk fitojmë që nuk fitojmë.

Të njëjtën gjë ka menduar dhe Arlin Qorri dhe Lapaj. Më bukura ka qenë kur Shehaj bëri luftë me Lapajn. Unë mendoj që në fund fare të gjithë këta dalin humbës. Mënyra si e ka menduar Berisha dhe ka shkuar me këto propozime në fushatë, është një propozim molin”, tha Bejko./abcnews.al



Skip to toolbar