Pozitiv me Covid, hidhet nga kati i 7 pedagogu në Elbasan

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një pedagog është hedhur nga kati i shtatë i pallatit.

Mësohet se 65-vjeçari Jakov Oga, që ka qenë pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan, ishte infektuar me koronavirus pak javë më parë.


Ai është hedhur nga ballkoni i pallatit, por fatmirësisht ka rënë në çatinë e një banese, që ndodhej ngjitur me pallatin, ku jetonte.

Mësohet se ka tentuar t’i japë fund jetës pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Jakov Oga, 65 vjeç.




Skip to toolbar