Pranga biznesmenit shkodran, me armë pa leje

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka arrestuar sonte biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kanë gjetur atij një pistolete pa leje.

Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.


Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite me pare ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë.

Isuf Isufi është vëllai i shtetasit Hasan Isufi, i cili në prill të vitit 2020, plagosi një shtetas pas një konflikti për pronën.




Skip to toolbar