Presidenti i PSE në Librazhd: Jam i habitur me opozitën shqiptare

Më të fundit


Në mitingun për fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të PS-së në Librazhd ishte një mik special për socialistët, presidenti i PSE, Sergei Stanishev, i cili ka shprehur habinë me opozitën, e cila nuk merr pjesë në zgjedhje. Ai tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen në 30 Qershor sikur tha Presidenti i KE-së Juncker dhe shtoi se nëse opozita mendon se ka idetë dhe njerëzit e duhur të futet në zgjedhje dhe të fitojë, pasi ky është rregulli i demokracisë.

“Jam shumë i nderuar që jam në Librazhd. E di që Librazhdi është një nga bazat e forta të PS-së, 65% në zgjedhjet e përgjithshme. Kjo është e jashtëzakonshme. Është njësia e mikut tim, Taulant Balla. Jam i sigurt që në 30 Qershor kur të zhvilloni zgjedhjet vendore do të fitoni sërish. Vetëm dy ditë më parë Presidenti i KE-së tha se askush nuk mund t’i ndalojë njerëzit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor. Dhe jam i habitur që ka njerëz në Shqipëri, politikanë që duan t’u privojnë nga kjo e drejtë. Sepse çdo ditë ju duhet të keni mundësinë që të shkoni te kryetari i bashkisë që të rregullojë gjërat. Dhe nuk mund të liheni pa punën e kryetarit të bashkisë dhe qeverisë qendrore. Nuk është puna ime për t’i dhënë këshilla opozitës, por nuk kam parë asnjëherë asnjë vend që bojkoti, dhuna dhe të sjellin sukses. Nëse mendoni se keni ide të mira dhe njerëzit e duhura, hyni në zgjedhje dhe fitoni, ky është rregulli i demokracisë.  Ky bojkot dëmton vendin dhe të ardhmen e tij Europiane dhe  u jep një shkak atyre në BE që nuk duan dhe të thonë se e shikoni këtu nuk ka stabilitet. Kjo nuk është një strategji fituese për PD-në. Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm në drejtimin e Ramës”, tha Stanishev.





Skip to toolbar