Problemet me regjistrimin e diasporës/ Rama shpjegon gabimin që bëjnë emigrantët

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live me ndjekësit, tha se shumë emigrantëve nuk iu është aprovuar regjistrimi në platformën e KQZ për shkak të një gabimi që bëjnë me kartën e ID.

Ai shpjegoi me një letër se si duhet të aplikojnë si duhet të shmangin gabimin me adresën.

“Një porosi kam për shumëkënd në diasporë. Kjo është karta e ID. Të gjithë atyre që nuk i është aprovuar regjistrimi, një pjesë e madhe i është bllokuar për shkak se e kanë vënë nga këtej dhe regjistrimi kërkon adresën, e cila është në pjesën e pasme. Kështu që atyre që nuk iu është aprovuar nga KQZ regjistrimi, duhet ta vendosur kartën nga pjesa e pasme ku është edhe adresa në mënyrë qe ta marrë platforma e KQZ.”, u shpreh Rama.



Skip to toolbar