Programi i “Lëvizja Bashkë”/ Arlind Qori: Kodi i Punës nuk respektohet në Shqipëri, rritja e pagës minimale është emergjente

Më të fundit


TIRANË– Drejtuesi “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se Kodi i Punës nuk respektohet në Shqipëri. Ai theksoi se Shqipëria e ka një institucion që quhet Inspektorati i Punës, por që funksionin e tij kryesor nuk e bazon tek të drejtat e punëtorëve, por tek vjelja e taksës së korrupsionit.

“Shteti është fajtor edhe për sindikatat e forta, sepse Kodi i Punës nuk respektohet në Shqipëri. Kemi një inspektorat pune këtu në Shqipëri, që nuk shkon për inspektim, por shkon për të vjelur taksën e korrupsionit”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studim, Qori foli për programin e Lëvizja Bashkë, ndërsa tha se paga minimale duhet të rrite në mënyrë emergjence. Ai foli edhe për kostot e strehimit në Tiranë, që sipas tij, çmimet janë rritur jashtë logjikës së shëndoshë të ekonomisë.

“Ne në programin tonë kemi rritjen e pagës minimale,. sepse mendojmë se është emergjente mbajtja e forcës punëtore, 60 mijë lekë, paga minimale bruto, mbajta e forcës punëtore është emergjencë. Ka disa sektorë ku pagat janë rritur, sepse kur mungon fuqia punëtore, do apo nuk do, diçka e rrit.

Duhet të vendoset një raport i drejtë midis pagave dhe çmimeve. Paga mesatare në Shqipëri është rritur, e themi këtë gjë, por çmimi i një të drejte bazike si ajo e strehimit është rriture dy apo tri herë më shumë. Çmimi i apartamenteve në Tiranë është rritur dy apo tri herë më shumë.

Vendet e tjera ndërhyjnë me politika. Nuk është tamam tregu, sepse ka një spekulim të madh imobiliar. Ka pastrim parash. Në Tiranë sipas studimeve janë 51 apartamente bosh, që as nuk jepen me qira, as nuk shiten. pra, këtu kemi një skemë që shkon përtej logjikes së tregut. E para luftojmë krimin e organizuar dhe paratë e pista, Bëjmë një taksë të shkallëzuar për apartamentet e trete, katërta dhe të pesta.

Ne duam apartamenti i tretë ta ketë dyfishin e taksës së apartamentit të dytë, duke e rritur për çdo apartament shtesë dhe kësisoj merr një masë nxitëse, në mënyrë që ai ka shumë apartamente, ose ti shesë ose ti lërë me qira. Prandaj ikin të rinjtë. Shtresat e mesme nuk mund të blej shtëpi as në periferi të Tiranës, punëtorët ta ëndërrojnë.”, tha ai.



Skip to toolbar