Projektligji i Medias, OSBE: Përmirësime të dukshme, AMA s’duhet të zëvendësojë gjyqësorin

AKTUALITET


Qeveria shqiptare po përgatit projektligjin e ri për mediat në të cilin përfshihet edhe masat anti-shpifje, regjistrimin e portaleve online dhe monitorimin e tyre nga Autoriteti Shqiptar i Medias (AMA). Në hartimin ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, qeveria ka kërkuar edhe konsulencën e OSBE.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir ka bërë një analizë të këtij projektligji, ku nënvizon përmirësime të dukshme të tij krahasuar me versionet e mëparshme dhe cilëson se këto ndryshime do të prekin vetëm legjislacionin e medias audiovizive dhe ofruesit e botimeve elektronike.


Ka përmirësime të dukshme kundrejt versioneve të mëparshme të analizuara. Më së shumti gjë e rëndësishme është ajo dispozita kundërthënëse lidhur me regjistrimin e emrave të domain-it dhe bllokimi janë eliminuar. Për më tepër, propozimet e reja nuk përfshijnë ndryshime në legjislacionin e telekomunikacionit, por vetëm në legjislacionin e medias audiovizive dhe ofruesit e botimeve elektronike. Projekti në mënyrë eksplicite përmend nevojën që Autoriteti Shqiptar i Medias (AMA) të respektojë standardet ndërkombëtare dhe rajonale kur miraton vendimet e saj. Një tjetër element pozitiv është fakti se propozimi përfshin një përshtatje specifike të së drejtës për t’u përgjigjur në mjedisin e ri të mediave online” – thuhet në analizën e OSBE.

Përfaqësuesi i OSBE, theksoi se “Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend“.  OSBE ka vlerësuar bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet shqiptare që çuan në përmirësime të shumta megjithatë shtoi se “ende nevojiten përmirësime të mëtejshme të ligjit. Shpresojmë që kjo të bëhet gjatë procesit parlamentar.”

Përfaqësuesi i OSBE-së deklaroi se rregullimi i versioneve elektronike të medias së shkruar nuk duhet të jetë e njëjtë me atë të shërbimeve të mediave audiovizive duke rekomanduar që ato të përjashtohen nga kjo fushëveprimi i këtij projektligji.

Ai theksoi se “Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave të duhur vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes”, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t’u përgjigjur.

Bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.” – thotë OSBE

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me “bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

Përfaqësuesi gjithashtu tregoi se “duhet të krijohet një mekanizëm i duhur për apelimin dhe rishikimin përpara gjyqësorit për mbrojtjen e botuesit dhe të qytetarëve. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja “.




Skip to toolbar