Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet Metës: Ministrat janë të pastër

Më të fundit


Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas shkresës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili një ditë më parë kërkoi informacion mbi emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si pjesë e kabinetit qeveritar.

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë informacion nga të gjitha Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Pas marrjes së informacionit, mësohet se Organi i Akuzës i është përgjigjur Kreut të Shtetit, duke i thënë se asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht. Gjithashtu, Meta i është drejtuar edhe SPAK-ut për informacione mbi emrat e propozuar nga kryeministri.


Emrat e ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama
* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
* Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
* Ministre e Kulturës Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve




Skip to toolbar