Propozimi me 6 pika i Opozitës, Gjiknuri: I mbështetur në rërë, nuk po gjejnë një vend që ka koalicionin që duan

AKTUALITET


Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka thënë se propozimi i sotëm me 6 pika i Opozitës së Bashkuar ishte i mbështetur në rërë.


Gjiknuri ka bërë të qartë se hapja e listave sjell modifikim të koalicioneve, por Opozita nuk po gjen dot një model të një vendi europian që ka koalicionin që duan në sistemin proporcional me lista të hapura.

Ai ftoi edhe mediat dhe publikun që të gjejnë një model të tillë që PS ta marrë parasysh.

”Aman mos gjesh asnjë model, dhe të heqësh dorë nga ato që ke bërë.
E ka të mbështetur në rërë propozimin. Por ne e marrim parasysh koalicionin por ku votuesi të dijë kë voton, dhe jo koalicione që nuk i gjen në asnjë vend. Hapja e listave sjell ndryshim dhe modifikim. Le të gjejnë një vend që ka këtë lloj koalicioni, kërkoni ju kërkoni. Na i gjeni dhe na i thoni.
Ta gjejë publiku një vend europian me këtë model. Kosova, kudo, le ta gjejnë. Nuk pëlqen dhe duhet të bëjmë shpikje jo s’ka.
Propozimi që sollën ata janë alterim i asaj të Kuvendit. Drafti është për votim. Nëse i merr votat i kalon, nëse nuk i merr atëhere nuk i kemi votat. Besoj do kalojë. Jam i bindur që do kalojë.
Ky është procesi demokratik.”- tha Gjiknuri.