Protesta në bashkinë e Tiranës, ndalohet 38-vjeçari, procedohen 3 të tjerë

AKTUALITET


Një 38-vjeçar banues në Kurbin është ndaluar nga Policia e Tiranës në lidhje me protestën e dhunshme të zhvilluar më datë 21.05.2024 përpara Bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, 38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.


Sipas informacioneve ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.

Gjithashtu mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë një 21 vjeçar, një 41 vjeçare, të dy banues në Tiranë, dhe 49 vjeçar, banues në Krujë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/




Skip to toolbar