Protesta para kryeministrisë/ Nazarko: Opozita do të tregojë se është faktor i zhurmshëm që mund të destabilizojë vendin

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko tha se opozita, me protestën që pritet të mbajë mbrëmjen e së enjtes para kryeministrisë, tha se do të tregojë se është faktor i zhurmshëm që mund të destabilizojë vendin. I ftuar në “Real Story”, analisti tha se nuk është një zhurmë që ndikon Ramën por edhe faktorin ndëekombëtar.

“Në pikëpamje të forcës parlamentare është e pamundur. Me siguri, me anë të këtyre akteve të forcës për të cilat ka zëra dhe zhurmë, duken edhe pamje të agresivitetit të pritshëm të kësaj proteste, opozita do të tregojë se është një faktor i zhurmshëm dhe që mund ta destabilizojë vendin. Nuk është një zhurmë që do të tentojë të ndikojë vetëm Ramën por edhe faktorin ndërkombëtar.

Nuk është sekret që bashkësia ndërkombëtare, perëndimi dëshiron që kësaj qeverisje kaq të gjatë në mandatin e tretë dhe që aspiron të katërtin, t’i japë një dukje legjitime dhe një protestë e tillë synon të cenojë legjitimitetin e qeverisjes së Ramës, ta paraqesë si një qeverisje të kontestuar zhurmshëm nga faktorë që po forcohen dhe mendoj se ky është një nga qëllimet e nënkuptuara por të zëshme të kësaj proteste. Edhe njeriu më i afërt i Berishës në pikëpamje të komunikimit, Lela ka lërë të kuptohet se ne nuk do të ndalemi para asnjë hapi për të treguar fuqinë tonë në këtë protestë.”, tha Nazarko./abcnews.al



Skip to toolbar