Socialistët arritën të siguronin një fitore historike në 11 maj, ndërsa demokratet pësuan disfatën më të madhe të dy dekatave të fundit. Në rang kombëtar, dy partitë e mëdha, u ndane me një diferencë të thellë votash, edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat e diaspores.
Partia e Edi Rames mori mbështetjen e mbi 750 mijë shqiptareve brenda dhe jashte vendit, ndërsa partia e Sali Berishes 500 mijë. E treta më e votuar doli Partia SocialDemokrate e Tom Doshit me rreth 48 mijë vota, e ndjekur nga Mundesia me 46 mijë vota, Lëvizja Bashkë 22 mijë dhe Nisma Shqipëria Bëhet 56 mijë. Por nderkohe mbeten ende pa numeruar gati 100 mije vota nga diaspora, te cilat mund te ndryshojne ende raportet e forcave ne Kuvend, ne kurriz kryesisht te aleances madheshtore.
socialistet siguruan nje shumice historike, 83 ulesë në kuvendin e ri, dhe janë në pritje të së paku një mandati nga diaspora që do ti jepte Edi Ramës shumicen cilesuese, duke I bere te panevojshem madheshtoret dhe 50 mandatet e tyre ne kuvend, per cdo reforme. Pikerisht shifra 50 por edhe perqindja kombetare, 34 perqind, jane numrat e nje humbjeje historike te parties demokratike, ndersa pas ketyre zgjedhjeve, Partia e Lirisë, zhduket nga harta elektorale. Partia Social Demokrate e Tom Doshit, ruajti të njëjtat pozita si 4 vite me pare 3 mandate ne rang kombetar.
Por partia e trete ne vend eshte shqiperia behet e dyshes lapaj shabani, e cila ndonese deri tani ka nxjerre vetem nje deputet, me numer votash po I afrohet shifres 60 mije. Ajo ndiqet nga Mundesia, e cila, ashtu si psd, fale llogarive territorial, rezulton deri tani me 2 mandate. Levizja Bashke e arlind qorit mban ne fije te perit nje mandate ne tirane, por edhe nese hyn ne kuvend, qori vete mbetet jashte.
Por eshte Fieri, jo vetme kryeqyteti i socialistëve, por edhe qendra e termetit qe shkermoqi ndertesen elektorale te demokrateve. Fitorja e socialisteve atje, I ka lene demokratet me 4 mandate, duke I hequr edhe dy deputete nga e ashtuquajtura liste e mbyllur dhe e sigurt. Por ankthi I gazmend bardhit nuk ka mbaruar akoma. Reagimi I tij I te martes ne mbremje qe ndryshe nga berisha, pranonte humbjen e zgjedhjeve, reflektoi friken se me votat e emigranteve, madheshtoret mund te humbasin nje tjeter mandate, duke futur ne kuvend vetem tre deputete. Diferenca e madhe rreth 60 mijë vota më shumë se partia demokratike, humbja e shume votave ne lushnje si dhe fakti qe votat e greqise I perkasin me shume qarkut te fierit, rrezikojne serish karriken e deputetit lushnjar saimir koreshi, I cili se bashku me batutat e tij gazmore, jane me shume larg se afer parlamentit te ri. Fale diaspores, socialistet moren nderkohe Një mandate më shumë në Vlorë, duke cuar rezultatin në 9 me 3.
Sa I perket tiranes, se goditur nga arrestimi I Erion Veliajt ne shkurt, socialistet moren shumicen e mandateve. Bile nje mandate me shume se 4 vjet me pare. Ndonese te favorizuar nga sistemi, pasi Tirana u kthyer ne nje numer mandatesh tek, socialistet thelluan diferencen ne vota, duke e kthyer mandatn e 19 ne nje formalitet. Ndersa presin te qete numerimin e votave nga diaspora. Ne kete rast mandate 20 nuk do ishte me nje fitore e qarkut, por triumph politik. Ky mandat do ti jepte Edi Rames suhmicen ee cilesuar ne kuvend prej 84 mandatesh dhe vulen personale te fitores mbi ish bashkine te cilen e drejtoi per tre mandate si kryetar bashkie.