“Pse më hoqe gruan nga puna”, zbardhet shkaku i sherrit që solli plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës

AKTUALITET


Mëngjesin e sotëm është plagosur me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi nga 46-vjeçari Orgest Xhelili pas një sherri në poliklinikën e Divjakës. 

 I lënduar ka mbetur edhe shoferi i Kokoneshit, Gazmend Bullari. 


Xhelili ka qenë ish punonjës i IT në bashki në e Divjakës dhe është arrestuar.

Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës është bërë lëvizja nga vendi i punës i gruas së autorit të ngjarjes, Ergest Xhelili. Ky i fundit, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Tekonologjisë dhe Informacionit (IT) e ka bashkëshorten me profesion infermiere.

Por, atë ia kanë lëvizur nga spitali i Divjakës, gjë që ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i kankërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.

“Pse më lëvize gruan nga puna,”- mësohet të ketë thënë Xhelili. Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun.

Ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhgyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.




Skip to toolbar