“Shqiptarët kriminelë”, Rama për Sky News: Jam në pritje, qeveria britanike të kërkojë falje për deklaratat e ministres

Më të fundit


Kryeministri i Shqipërisë thotë se është ende në pritje të një faljeje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për komentet e sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila i përshkroi emigrantët shqiptare si “pushtues” të Britanisë.

Në një intervistë për SKY News, Rama tha: 


“Nuk kam dëgjuar kurrë një falje, gjë që më bën të mendoj se në vend të shprehjes së ekzagjeruar të zhgënjimit, ky ishte një sulm i llogaritur.

Dhe kjo është gjëja më shqetësuese. Kur kërkon falje, është në rregull – ndodhi. Kur nuk e bën, dhe kur e shmang, atëherë do të thotë se dëshiron diçka nga ajo që thuhet. 

Pra, do të thotë se ka një llogaritje pas saj, do të thotë që vërtet po flet me një numër të caktuar votuesish që duan të dëgjojnë këtë. 

Dhe ju po i ushqeni me këtë sepse keni nevojë për votat e tyre. Por pasojat e kësaj mund të jenë shkatërruese për njerëzit, për njerëzit tanë në Britani dhe për vetë Britaninë.”

Ai tha se ka ngritur vazhdimisht idenë e një force speciale të përbashkët me MB për të ndihmuar në shënjestrimin e trafikantëve.

Kujtojmë se sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka pohuar se ajo do të trajtojë “pushtimin” nga emigrantët me politikat e saj të reja, duke shkaktuar reagime të mëdha për gjuhën e përdorur.

“Nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat e vogla të vinin në Britaninë e Madhe, do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik”, tha ajo.

Braverman bëri komente specifike për shqiptarët edhe në konferencën e Partisë Konservatore në tetor.

Ajo pretendoi se Shqipëria ishte një vend i sigurt, duke shtuar: 

“Shumë prej tyre pretendojnë se janë trafikuar si skllevër modernë…e vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra”.




Skip to toolbar