Publikohet vendimi i plotë i KAS: Ja pse emri i Sali Berishës nuk mund të jetë në fletën e votimit

Më të fundit


Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka argumentuar përse emri i Sali Berishës nuk mund të jetë në fletët e votimit, si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”

“17.Lidhur më këtë kërkesë, KAS-i konstaton se grupimi “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha ka qenë subjekt themelues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sikurse rezulton nga marrëveshja për krijimin e koalicionit e datës 15.03.2023. Gjithashtu KAS-i konstaton, se me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri e ka përjashtuar nga koalicioni “Bashkë fitojmë” subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha, duke i ndaluar de facto pjesëmarrjen në zgjedhje.


Ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.

I pyetur nga KAS-i, përfaqësuesi i palës së interesuar nuk dha asnjë të dhënë për ndonjë lidhje/raport juridik të deputetit Berisha me koalicionin ose me ndonjërën nga partitë pjesëmarrëse të tij, me të cilin të mund të justifikonte ligjërisht kërkesën e paraqitur.

18. Sipas marrëveshjes së koalicionit “Bashkë Fitojmë” të datës 15.03.2023, partia udhëheqëse e tij është Partia e Lirisë. “Parti udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor, është Partia e Lirisë” thuhet në këtë marrëveshje.

Kjo do të thotë se palët e marrëveshjes kanë pranuar me vullnet të lirë, në momentin e krijimit të koalicionit, se për zbatimin e nenit 65 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja duhet të njohë dhe pranojë Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, z. Ilir Metaj si përfaqësuesit zyrtarë të koalicionit.

Në pajtim me jurisprudencën e Kolegjit Zgjedhor (vendimi nr. 5, datë 04.04.2021), kryetari i partisë që kërkon pika 3 e nenit 98 të Kodit Zgjedhor, nuk mund të jetë kush tjetër, përveç kryetarit të Partisë së Lirisë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e zbardhur të KAS.

VENDIMI I PLOTË




Skip to toolbar