Puna e SPAK, Ambasada e SHBA: Krenarë që mbështesim Prokurorinë e Posaçme

AKTUALITET


Prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë në një seminar të organizuar nga OPDAT, nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit. Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë disa detaje nga takimi, ku u diskutua për përpjekjet dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit.

Në reagim, theksohet gjithashtu se SHBA është krenare për angazhimin e Prokurorisë së Posaçme ndërsa shton se është e vendosur të mbështesë një sistem drejtësie që meritojnë shqiptarët.

“Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) morën pjesë së fundmi në një seminar të organizuar nga Zyra e SHBA për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT). Ekipi i SPAK diskutoi arritjet dhe strategjitë e tyre për të përmirësuar punën ekipore, për të përmirësuar përpjekjet e tyre dhe për të rritur rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi krenarë që mbështesim angazhimin e SPAK për integritet dhe drejtësi. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mosndëshkimit, duke përforcuar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një sistem drejtësie që shqiptarët duan dhe e meritojnë.”, thuhet në reagimin e ambasadës.



Skip to toolbar