Raimonda Bulku: Godina e teatrit duhet shembur. Ne po përjetojmë kushte mizerabël

AKTUALITET


Protestës së disa artistëve dhe mbështetësve të opozitës, kryeministri Rama i është përgjigjur sërish të enjten me një mesazh të aktores së njohur, njëkohësisht ish deputetes së Partisë Demokratike, Raimonda Bulku.

Ajo mbështet plotësisht ndërtimin e teatrit të ri, ndërsa thotë se kushtet në teatrin e vjetër janë mizerabël.


“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë”, është shprehur ish deputetja e PD-së, aktorja Raimonda Bulku.

Kryeministri edhe njëherë thekson se ata që po protestojnë janë në minorancë dhe se shumica e komunitetit të artistëve ndajnë të njëjtin mendim me aktoren Bulku dhe mbështesin ndërtimin e teatrit të ri.

“Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!”, shkruan Rama.

Shumica e aktorëve të njohur janë në mbështetje të ndërtimit të një teatri të ri, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e artistëve që njihen si mbështetës së opozitës dhe një grup militantësh të organizuar të PD – LSI vazhdojnë ende të protestojnë kundër shembjes së godinës së vjetër të teatrit kombëtar.

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 25. Juli 2019



Skip to toolbar