Rama: Duhet të ndërtojmë një NATO për arsimin për t’iu përgjigjur nevojave që ka bota!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën Ministeriale të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në Rajon.

Rama gjatë konferencës u shpreh se është privilegj i madh që kjo konferencë mbahet në Tiranë, duke theksuar se ka ardhur momenti që “të ndërtohet një NATO për arsimin”.


“Do të përpiqem të jem mikpritës i mirë për ju. Për ne është një moment përulës që të jemi vendi i parë në rajon që ju ka mirëpritur në këtë forum të rëndësishëm. Dua të falënderoj delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur. Dua të falënderoj gjithashtu dhe presidentin e Këshillit të lartë të Turqisë dhe ministrin e arsimit të Hungarisë. I nderova këta dy persona, miq, pasi u jemi shumë mirënjohës për gjithçka që po bëjnë këto dy vende për të na ndihmuar në këtë rrugëtim tonin për të ndërtuar siç duhet sistemin e arsimit. Si Turqia dhe Hungaria kanë qenë vende që kanë ardhur te ne para BE-së ndërkohë që ne mezi prisnim të kishin qasje në zonën evropiane të arsimit të lartë, gjë që jemi të kënaqur që ka ndodhur.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe mundësive që ofron zona evropiane për arsimin. Pa dashur që të hyj në thellësi të këtyre çështje, dua të falënderoj Frederica Mogherin, që ka kaluar në lëmin e arsimit sepse natyrisht e ardhmja nuk mbrohet nga arma, por nga dijet. Armët janë të nevojshme kur vihet të rrezik jeta, por kur sheh që bota demokratike ka pasur mundësi të përdor aq shumë para për t’i bërë rezistencë agresioni, ndërsa në fushën e arsimit fatkeqësisht vazhdon të mbete si një pjesë mish e këtyre buxheteve që përdoren.

Kjo duhet të na bëjë ne të reflektojmë dhe ajo që do të them unë nuk do të merret nga shumë vetë si asgjë tjetër, por si provokim. Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit. Ajo që shikojmë më shumë, si urrejtja dhe mos rënia dakord për institucionit demokratike, po shtohet dhe me shumë. Bazohet në një sistem që e ushqen. Në rast se në imagjinatën ne do të mund te mendonim për konfrontimin e brezave të rinj, brezi ynë është më pak i përgatitur për të përballur nevojat që ka bota jonë për të cilat kemi punuar fort.’, tha Rama në fjalën e tij.”, tha Rama.




Skip to toolbar