Rama: E shpëtova Lulin në 2017, sot se ndaloj dot të bëj vetëvrasje politike

Më të fundit


Kryeministri Rama në vijim të prezantimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit  është ndalur ditët e premte në Urën Vajgurore, ku ka prezantuar kandidaten Juliana Memaj.

Rama tha se qeveria e ka shpëtuar një herë Lulzim Basha nga dështimi dhe vetëvrasja politike dy vite më parë kur pranuan çdo kërkesë të tyre duke u dhënë edhe gjysmën e qeverisë, por sot nuk i ndalon dot të bëjnë një vetëvrasje politike. “Ata kanë panik nga reforma në drejtësi. Ne nuk kemi frikë dhe jemi të vendosur ta sjellim deri në fund zbatimin e saj. Ata ikën nga parlamenti në 2017 se nuk dëshironin të votonin vettingun, të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot. Unë arrita ta shpëtoja Lulin në 2017, mori gjithçka që kërkoi, mori gjysmën e qeverisë. I toleruam pafund.  Këtë herë nuk i ndaluam dot të vrasin veten politikisht. Nuk është detyra jonë dhe as në mundësitë tona që t’i shpejtojmë përsëri. Detyra jonë është të paraqitemi në zgjedhje më 30 qershor.’- tha Rama

Nga Ura Vajgurore, Rama tha se zgjedhjet  e 30 qershorit do të bëjnë njëherë e mirë ndarjen e politikës së mbrapshtë dhe krijimin e një të ardhme më të ndritur.  Këto zgjedhje janë legjitime edhe pa opozitën që është vetëpërjashtuar.  PS ka marrë mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pasi e ka merituar atë me punën e saj, ndërsa e cilësoi opozitën rrugore dembele dhe pa ide për t’ia paraqitur popullit.

 “Çështja nuk është se kush kandidon në Bashki, por se si ne të gjithë së bashku do ta ndajmë të ardhmen nga e shkuara, si do të zgjedhim mes ideve, projekteve dhe punës dhe rrugë së baltës dhe konfliktit në çdo ballafaqim.  Ata kanë frikë të gjykohen në zgjedhje dhe për këtë kërcënojnë rrugëve me popullin imagjinar se nuk do të lejojnë popullin në zgjedhje. Një gjë është e paktë por sigurt, ato mund të vriten vetë politikisht por nuk vendosin dot asgjë tjetër për ne dhe Shqipërinë që ne duam.”



Skip to toolbar