Kryeministri Rama ka folur ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë duke akuzuar prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që ende nuk kanë kaluar vettingun dhe po bëjnë kërdinë me vendimet që japin. Duke akuzuar drejtpërdrejtë prokurorin dhe një gjyqtare në Durrës, Rama tha se duhet t’i jepet fund njëherë e mirë grupit kriminal KÇK (Kap Ç’të Kapësh) dhe të vendosen para drejtësisë. KÇK për Ramën është grupi më i madh kriminal në Shqipëri.
Rama ka kërkuar që ndaj këtij grupi të reagojë edhe parlamenti dhe ta vendos si objektiv të tyre luftimin dhe shporrjen e këtij grupi njëherë e mirë. Për kreun e qeverisë, parlamenti në unitet duhet të vendos me ligj të ndjek penalisht të larguarit nga vettingu.
“Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtar të bëjnë kërdinë.
E dëgjova gojtarin e nderuar të opozitës dhe kur erdha thashë kur po zihet në sallë se dëgjohej ulërima deri jashtë, se po fliste për të mëdhenj dhe të vegjël. Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me çdo çmim le të thonë çfarë të duan të gjithë.” tha Rama nga foltorja e Kuvendit.