Rama ‘interviston’ mjekët që e operuan

Më të fundit


Të ftuarit e radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama janë mjekët që u kujdesën për të pas operacionit që kreu pak ditë më parë në QSUT. “Jam këtu me pesë burra që më hynë në trup”, thotë kryeministri Rama për mjekët Arben Gjata, Arben Beqiri, Dritan Rehovica, Krenar Lilaj dhe Saimir Kuçi.

Kirurgu Arben Beqiri dëgjohet duke thënë se fakti që kreu i qeverisë zgjodhi sistemin publik për të kryer ndërhyrjen, tregon se është rritur besimi. Ndërkohë, mjeku Arben Gjata përmendi rastin e një kolegu amerikan i cili ishte surprizuar nga ndryshimet drastike të bëra në sistemin e shëndetësisë.


Kujtojmë që kryeministri Rama iu nënshtrua ndërhyrjes në QSUT për heqjen e apendisitit pak ditë më parë.




Skip to toolbar