Rama mbledh sot online Asamblenë e PS, takohen edhe drejtuesit politikë të qarqeve

AKTUALITET


Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sërish anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS. Takimi do të zhvillohet online.

Ndërkohë, krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.


“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.




Skip to toolbar