Rama: Me hyrjen në BE, do ketë një Shqipëri të re

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se me hyrjen në Bashkimin Europian, do të ketë një Shqipëri të re.Në Kashar, Rama u shpreh se me anëtarësimin në union, vendi do të marrë 1 miliard euro fonde në vit.

“Bëhet një Shqipëri e re, sepse ulet në të njëjtën tryezë e barabartë me vendet anëtare të BE. Në fazën ku Shqipëria ka nevojë shumë për financime, ajo familje, na jep mundësinë që përveç buxhetit tonë, edhe jnë buxhet ekstra. Nëse sot, ne shohim që në këto vite, BE na ka mbështetur me diçka më shumë se 1 miliard euro, kur të bëhemi anëtarë të BE, ne çdo vit marrim 1 miliard euro”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar