Rama merr mbështetjen e Conte: Italia në rresht të parë në konferencën e donatorëve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka marrë mbështetjen e Italisë për ndihmat që do të mblidhen për Shqipërinë në konferencën e donatorëve, ndërsa është takuar në Romë me kryeministrin italian, në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI), që mbahet në Itali.

Rama ka ndarë një video nga kjo vizitë teksa thekson se ky Samit, nën drejtimin e Italisë është një mundësi më shumë për të nxitur angazhime konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.


Romë – Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 🇦🇱🤝🇮🇹

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 19. Dezember 2019

“Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit”, shprehet Rama.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, i ka kërkuar Samitit të vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) thirrjen për pjesëmarrje dhe angazhim në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit

“Solidaritet për shtetin mik Shqipërinë që u godita nga tërmeti. Shqipëria nuk duhet të lihet vetëm në këtë situatë të vështirë pas tërmetit  me 51 viktima. Folëm edhe me Këshillin e Europës për konferencën e donatorëve dhe Italia në këtë iniciativë do jetë në rresht të parë”, tha Conte.

Romë – Kryeministri, Giuseppe Conte, i adreson Samitit të vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) thirrjen e Italisë mike, për pjesëmarrje dhe angazhim konkret në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 🇦🇱🤝🇮🇹

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 19. Dezember 2019



Skip to toolbar