Rama në Korçë: Në 11 maj zgjedhja është mes interesit të kombit dhe hallit të një njeriu të vetëm

AKTUALITET


KORÇË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat e qarkut të Korçës u shpreh se më 11 maj, është takimi i shqiptarëve me historinë.Ai theksoi se ky moment nuk duhet shpërdoruar, ndërsa përsëriti apelin se PS është e vetmja forcë politike që realizon ëndrrën historike të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas kryeministrit Rama, në 11 maj zgjedhja është “mes interesit të një populli dhe një kombi të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm”.

“11 maj është takimi i shqiptareve dhe shqiptarëve me historinë.Në 11 maj zgjedhja është mes interesit të një populli dhe një kombi të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm. Është midis Shqipërisë me BE në Evropë apo me kënetën dhe bufin bashkë në kënetë.Qysh nga rënia e komunizmit, BE nuk mjaftohet duke thënë se ju një ditë jeni pjesë e jona, por ka hapur derën që deri më 2027 dhe thotë që ju të vini dhe të bëheni pjesë e jona. Kemi një afat për herë të parë, që e kemi vendosur bashkërisht”, tha ai.



Skip to toolbar