Kryeministri Rama në takimin e tij virtual, traditë tashmë çdo të martë dhe të enjte, iu përgjigj pyetjeve të komentuesve të shumtë në rrjetet sociale.
“Qëkur unë jam marrë me fushatë, shihni si kanë ndryshuar të tjerë. Kush i solli njerëzit në takime, edhe kjo historia me këngë edhe me valle do e përdorin edhe të tjerët. Pse merreni ju, ju që merreni me analizat, pse merreni me 1/100, një minutë në ditë. unë nuk flas 95 për qind të kohës as për bufin, kënetën, Vrenozin, unë flas për sfidën historike të kohës.
Si është e mundur që nuk ka asnjë reflektim serioz për momentin historik të Shqipërisë, si ka funskionuar Evropa. Si ka mundësi që ngrihet një akuzë që i kam thërritur fëmijëve më shihni mua lakuriq, ka turp më të madh. Unë I takoj për herë të parë dhe u flas për një histori të trishtueshme. Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq. Për të treguar që këta janë shumë të revoltuar, shkojnë në Korçën e kulturës dhe aty e merr fjalën lideri I vërtetë Iliri Vrenozi, lideri i tyre i vërtëtë. Shfrenojnë gjuhën në një farë feje, si mundët që mblidhet një parti politike dhe ekzaltohet me fjalët më të ulëta të shqipes. Këto janë historitë banale të këtyre ditëve. Nuk është aspak e vërtetë që kjo na qenka një fushatë pa tema dhe çështje, kjo ka një temë shumë të madhe që është takimi me historinë dhe mundësia histroike që ne kemi. Asnjë fjalim I imi nuk do të ishte i papranueshëm në arkivin e parlamentit britanik, francez.”