Rama nis ditën me sezonin turistik, injoron Metën

Më të fundit


Teksa Presidenti Meta ende nuk ka dhënë argumentet e vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Kryeministri Rama ka vendosur të mos flasë këtë mëngjes as për zgjedhjet dhe as për dekretin, por ka folur për sezonin turistik dhe për mediat.

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e së dielës me një njoftim për një nga punët e bëra nga qeveria e tij lidhur me sezonin e ri turistik, në kuadër të të cilit janë hapur 28 qendra shëndetësore në të gjithë vendin me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës për të gjithë pushuesit, por edhe më një mesazh politik lidhur me titujt e mediave për sa i përket zhvillimeve politike që kanë të bëjnë pikërisht me anulimin e zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta.


“Mirëmëngjes dhe me një nga shumë punët e mira që vazhdojnë, ndërkohë që ekranet, portalet e kanalet janë të mbushura me baltë, ju uroj një të diel të qete”, shkruan Rama.

Report Tv raporton se kryeministri do të jetë sot paradite në Burrel dhe pasdite në Dibër për të prezantuar kandidatët për kryetar bashkie në këto dy qytetet.

Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaci do të jenë në kryeministri kur do të kenë në mesditë një takim me të gjithë juristët e PS të angazhuar në procesin zgjedhor.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

MIRËMËNGJES 😀dhe me një nga shumë punët e mira që vazhdojnë, nderkohë që ekranet, portalet e kanalet janë të mbushura me baltë e zhurmë, ju uroj një të dielë të qete😊

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 8. Juni 2019



Skip to toolbar