Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të premte se pas Stambollit Air Albania do të nisë fluturimet drejt qiejve të shteteve të tjera të Europës Europes.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ai ka postuar destinacionet dhe çmimet e tyre, ndërsa u ka kthyer përgjigje edhe zërave kritikë.
“Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era”, shkruan Rama.
“Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës.
Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh. Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam”, premton kryeministri në këtë mesazh drejtuar shqiptarëve, por kryesisht opozitarëve.