Rama për Alizotin: Shpërthim i një çyryku/ Kreu i PS: Mos na akuzoni pastaj kur ju them të vërtetën për ta!

Më të fundit


Edi Rama iu përgjigj Tomorr Alizotit nga Kuçova, pikërisht në qarkun ku katër vite më parë shërbente si drejtues politik.

Deklarata e tij “do tju hamë të gjallë”, sipas kryesocialistit është portreti i saj se çfare realisht përfaqëson partia demokratike.

Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata? Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk. Ata thonë se janë njisha, po janë vërtet, por në atë sensin që po diskutojmë këtu. Njëri më jashtë loje se tjetri, njëri më i lodhur se tjetri.”Më herët, Rama u ndal edhe në Dimal. Kryesocialisti i krahasoi partitë e reja me ish Lëvizjen Socialiste për Integrim teksa kërkoi votën më 11 maj, pasi sic thotë ai, cdo alternative tjetër do të mbarte me vete rrezikun për tu rikthyer sërish në humnere.

“E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.  E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare.”

Rama tha se vota për numërin pesë nuk është vetëm për pasaportën europiane por edhe si garanci për jetëgjatësinë e Spak.

Teksa e cilësoi programin e partisë socialiste, si deshmi të progresit që Shqipëria ka bërë drejt Bashkimit Europian, një koment Rama e kishte edhe për Sali Berishën dhe kontratën 6 milionë dollareshe të lobimit në Shba.

“6 milionë dollar për të pastruar tatuazhin në ballë, por për popullin nuk dalin.”



Skip to toolbar