Rama: S’e mbajmë lëkurën tonë larg ‘zjarrit’ të drejtësisë. Prokurorët e gjyqtarët, më të paguarit

Më të fundit


Kryeministri i vendit, Edi Rama i është bashkuar sot mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

Në mbledhjen e paralajmëruar do të flitet për qeverisjen, ligjin, anti-korrupsionin, si dhe për një nismë të re kombëtare të mazhorancës që pritet të zbulohet në vijim.


Përveç kryeministrit, pjesmarrës janë edhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Kryeministri pritet t’u drejtohet me disa mesazhe grupit parlamentar si dhe qeverisë.

Duke u ndalur te antikorrupsioni dhe qeverisja, Rama tha ndër të tjera:Partia Socialiste do ta bëjë të pakthyeshëm këtë progres për sytë e të sotmes, por të pamjaftueshëm për sytë e së nesërmes. Ne vetëm jemi futur dhe jemi në mes të një lufte reale me korrupsion, luftë e sterngatërruar dhe stërmundimshme. Pikërisht pse e ke mi me të vërtetë dhe jo me gjasme, ne nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të drejtësisë. Ia kemi hequr vetes çdo mundësi kontrolli politik mbi atë grykë zjarri. I kemi vendosur drejtësisë në dispozicio jo vetëm një Kushtetutë, por edhe financimin e pagave. Sot prokurorët dhe gjykatësit qëndrojnë në majën e piramidës, mbi Presidentin e Republikës, sa i përket pagave. Por as forca jonë qeverisëse nuk e ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit. Kemi ende shumë për të pastruar për imunizimin nga influenca e korrupsionit.




Skip to toolbar