Në fjalën e tij në takimin me kandidatët për kryetarë bashkish, Rama foli hapur kundër kundërshtarit të tij politik, Sali Berishës, megjithëse emrin nuk ia përmendi asnjëherë. Rama e akuzoi Berishën si përgjegjës në 30 vjet për mbajtjen peng të këtij vendi dhe për krijimin e trazirave herë pas herë.
“30 vjet janë mjaft për të thënë boll në 30 qershor. 30 vjet që mbahet peng nga një individ që po plaket si mos më keq. Ai ka masakruar çdo norme sjellje. Janë boll 30 vjet që ky vend thith gazin e prodhuar nga i njëjti individ që urrejtjen klasore të partisë së punës e eksportoi në PD dhe e përcolli në çdo formë në jetën politike të Shqipërisë. Ai ende çudit planetin me djegie mandatesh parlamentare. Janë boll 30 vjet që i njëjti lider politik i cili si president dogji Shqipërinë, si shef opozite dogji kryeministrisë duke e sulmuar me tank, si kryeministër vrau me armë zjarri protestues dhe vazhdon sot të kërcënojë me zjarr dhe me flakë këtë popull nga tmerri se më shpejt i vjen bileta e takimit me drejtësisë sesa ajo me takimin me Shën Pjetrin”, tha Rama.