Rama: Zgjedhjet mbahen në 30 qershor. Opozita pati frikë të humbte me nder

POLITIKË


Kryeministri Rama, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ka mbledhur sot deputetë dhe kandidatë për kryetarë bashkish dhe ka theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor dhe se PS do të bëjë fushatë për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ai tha se opozita pati frikë të futej në garën elektorale dhe të humbte me nder. Rama tha se pavarësisht kësaj fushata elektorale do të bëhet për të fituar zemrat e shqiptarëve dhe për të larguar hijen e së kaluarës që sot përfaqësohet nga opozita.

“Zgjedhjet mbahen më 30 qershor. Kjo është fjalia që do të nisë dhe do të mbyllë takimet tona elektorale, në çdo shtëpi, lagje, e qytet.


Zgjedhjet mbahen në 30 qershor. 30 qershori nuk është një datë e zakonshme si të tjerat por data e përcaktuar sipas kushtetues për të dëgjuar popullin mbi vlerësimin e ofertave elektorale për mandatin e ri të qeverisjes vendore në 61 bashki të vendit. Oferta jonë elektorale është e plotë 61 kandidatë dhe këshilltarësh bashkiakë.

Më 31 maj çelim fushatën elektorale.

Oferta politike nuk është e plotë. Në vend të nje humbje me nder të një garë zgjedhore, kundërshtarët tanë zgjodhën rrugën e një disfate me qeder. Ku me siguri qederi do t’i mbetet bashkë me turpin në derë. Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë më shumë se një kandidat por sidoqoftë do të ketë fushatë. Madje një fushatë intensive si kurrë më parë për nga numri i kontakteve me njerëzit. Do të shpenzojme të gjitha energjitë tona kudo që ku do kemi kandidatë të pavarur apo kandidatë të opozitën së regjistruar në zgjedhje.

Kjo do të jetë një betejë për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve në luftë me të shkuarën. Opozita është kthyer në shëmbëlltyrën e asaj fantazme duke sjellë hijen e frikës nga pësëritja e historive të zymta me rrëmujë, dhe rënie të institucioneve. Është koha që këtë hije ta zbrapsim njëherë e mirë duke e kthyer 31 qershorin një ditë të re në histori ku do të ngordhë politika e pengmarrjes së procesit demokratik dhe kërcënimin e shtetit si garant i shtetit ligjor dhe demokratik”, tha Rama.




Skip to toolbar