Rama takon Erdogan: Folëm gjerësisht për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e Covid-19 dhe situatën në Ballkanin Perëndimor

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Lajmin e bën të ditur vetë Rama, i cili publikon një foto me Presidentin turk, ndërsa shkruan se kanë diskutuar “për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.


“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.




Skip to toolbar